Transmetuar më 02-10-2022, 12:01

Lezhë- Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana organizuan operacionin policor të koduar "Torino".

Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar u kap në Lezhë dhe me qëllim ekstradimi E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.