Transmetuar më 01-10-2022, 09:54

Ardhja e trajnerit Xavi në pankinën e Barcelonës përkoi me përtëritjen e ndjeshme të formacionit tipik Blaugrana. Pas "shenjtërimit" përfundimtar të talenteve si Gavi dhe Pedri, trajneri aktual nuk hezitoi të reduktonte kohën e lojës së flamujve si Gerard Pique dhe Jordi Alba, tashmë të ulur në rolin e rezervave.

Anësori i majtë, veçanërisht i eklipsuar nga shpërthimi i Alejandro Balde, ka luajtur vetëm tri ndeshje në pjesën e parë të kampionatit. I freskët nga një zgjatje njëvjeçare e kontratës, pra deri më 30 qershor 2024, e cila do të kishte skaduar, Jordi Alba nuk sheh më hapësira te Barcelona.

Për këtë arsye duket thuajse e sigurt që e ardhmja e tij nuk do të jetë më në "Camp Nou". Sipas asaj që raporton "Sport", mbrojtësi i lindur më 1989, i cili ka dhjetë vite në Barcelonë, është në radarët e Juventusit tashmë.

Gjasat janë që të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, në dritën e faktit se sezonin e ardhshëm bardhezinjtë mund ta gjejnë veten të detyruar të ribëjnë mbrojtjen, pasi tre nga katër lojtarëve që aktualisht e përbëjnë atë, Juan Cuadrado, Alex Sandro dhe Mattia De Sciglio, do t’iu skadojnë kontratat më 30 qershor.

Barcelona nuk e konsideron më Jordi Alba të domosdoshëm për strategjitë e saj të ardhshme. Prandaj vendimi për të mos negociuar rinovimin, por edhe për të hapur një shitje të mundshme të lojtarit që në janar, për të shmangur që kartoni i tij të zhvlerësohet më tej, ndërthuren me njëri-tjetrin.

Pikërisht rroga e lartë që merr Jordi Alba, 9 milionë euro bruto në sezon, megjithatë rrezikon të jetë një frenim për arkat e Juventusit dhe për negociatat e mundshme mes dy klubeve. Pavarësisht reduktimit të kohës së lojës me Barcelonën në pjesën e parë të sezonit, Alba është ende një element kryesor i kombëtares së Luis Enrique.