Transmetuar më 30-09-2022, 12:32

Greqi- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i shqiptarit Esmin Ferhati, i njohur si “Esco” në Greqi.

Mediet greke kanë publikuar fragmente nga bisedat që mafiozi shqiptar bënte me anëtarët e tre bandave që drejtonte në zonën e Atikës në Greqi.

Esmin Ferhati 30 vjeç dhe 31 pjesëtarët e bandave që ai drejtonte u arrestuan më 27 shtator nga policia greke, ndërsa Esko, ndryshe koka e bandave, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi u përlesh sepse tentoi t’i shmangej arrestimit.

Mediat kanw publikuar bisedat e polices së infiltruar e cila spiunonte për llogari të bandave shqiptare.

Georgia 22 vjeç, është arrestuar gjithashtu. Sipas protothema.gr, policia kishte lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos.

Duke qenë se 22- vjeçarja ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre. Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”. Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me

Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore.

Georgia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Georgia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting?

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Georgia: U largua apo është këtu?

Georgia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vëllai i “Eskos“: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.