Transmetuar më 30-09-2022, 10:37

Një person është qëlluar për vdekje nga policia e Arizonës, pasi ai i drejtoi armën në kokë një qeni police.

Departamenti i Policisë Tucson publikoi të martën pamjet nga kamera e trupit të një oficeri që tregonte një burrë i cili i kishte drejtuar armën e tij qenit K9, ndërsa ky i fundit e kishte kapur nga këmba dhe përpiqej ta frenonte.

Duke parë të dyshuarin që i drejtoi armën qenit, policia nuk hezitoi të hapte zjarr dhe ta vriste të dyshuarin, të cilin autoritetet e kërkonin për grabitje bankash.

49-vjeçari Francisco Javier Galarza u pa teksa hynte në një dyqan komoditeti mesditën e 25 gushtit, ndërsa oficerët tentuan ta ndalonin në parking dhe i dyshuari u përpoq të ikte. Pastaj oficeri i policisë Barry Peterson urdhëron qenin e quajtur Kirko të ndiqte dhe të neutralizonte të dyshuarin.

Qeni arrin të kapë 49-vjeçarin, i cili nxori armën dhe e drejtoi drejt tij dhe para se të mund të tërheqë këmbëzën u qëllua për vdekje nga policia.

Ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse përdorimi vdekje prurës i forcës ishte i justifikuar në këtë rast.