Transmetuar më 30-09-2022, 09:43

Elbasan- Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Elbasan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në këtë qytet, në bashkëpunim me Seksionin Operacional organizuan operacionin policor të koduar “Center”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i Alfred Sina, 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Mariglen Alterziu 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.