Transmetuar më 29-09-2022, 18:45

TIRANË- Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të famshme dhe suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj private po ashtu edhe profesionale.

Së fundmi, në llogarinë e saj personale në Instagram ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj. Mijëra pyetje i janë drejtuar moderatores, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishin 2 pyetje që kishin lidhje me dy moderator si Bora Zemani dhe Arbana Osmanin, ku me këtë të fundit ajo nuk ka pasur raport të mirë me të.

“A je ende në marrëdhënie shoqërore me Arbana Osmanin?”, ka shkruar një ndjekës.

Alketa nuk ka nguruar që ti kthejë përgjigjen e saj përmes një videoje e cila tha: “Miqësi nuk kam por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njejtën radio përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”.

Ndërsa një tjetër ndjekës ka shkruar: “Po me Borën si i ke marrëdhëniet?”.

Moderatorja përsëri përmes një videoje u shpreh duke thënë: “Me borën që bie më pëlqen më shumë deti dhe dielli. Me Bora Zemanin shkëlqyeshëm gjithmonë marrëdhëniet e kam pëlqyer gjithmonë”.