Transmetuar më 29-09-2022, 11:46

Divjakë- Gjendet i vdekur në një dhomë, pronari i hotelit në Divjakë.

Llambi Marku 60 vjeç u gjend i vdekur sot rreth orës 10.30 në hotelin në pronësi të tij.

Burime për noa.al informojnë se 60-vjeçari kishte 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja.

Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhe ka ndezur cigaren. Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun që ka marrë flakë.

Tymi dhe flaka duket se e kanë asfiksuar e më pas ka humbur jetën.

Ai u gjet nga fami;ljarët pasi nuk u përgjigjej në celular.

Familjarët njoftuan policinë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ngjarja të jetë aksidentale.

Megjithatë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. noa.al