Transmetuar më 28-09-2022, 11:06

Lionel Messi thuajse u hodh përtokë nga punonjësit e sigurisë, ndërsa ai po firmoste një autograf në shpinën e zhveshur të një invaduesi të fushës.

Ndërsa ylli argjentinas po kthehej në gjysmën e fushës, pas golit hapës të Julian Alvarez, një tifoz që kishte thyer rrethimin e fushës së të sigurisë iu afrua me një rapidograf në dorë.

Synimi ishte i qartë, të merrte autografin e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, futbollistit më të adhuruar nga tifozët në planet.

Por së shpejti rojet e sigurisë erdhën dhe në përpjekje për të rrëzuar pushtuesin e fushës, e sulmuan atë aq agresivisht saqë vetë futbollisti ishte gati të hidhej në tokë.

Pasi e kishin vënë përfund, tifozi që bëri çdo përpjekje për ta përmbushur qëllimin, nxori fillimisht celularin dhe fotografoi Mesin. Pastaj, me lejen e kapitenit të Argjentinës, siguroi edhe autografin e tij në kurrizin e zhveshur. Një stërmundim i madh, që përfundoi me lotë gëzimi. Fotot dhe videoja e dëshmon më mirë këtë moment vërtet “dramatik”.

Messi shënoi një dygolësh kundër Xhamajkës, teksa e udhëhoqi Albiceleste në fitoren 3-0 në “Red Bull Arena”, në New Jersey. Argjentina aktualisht ka një seri prej 35 ndeshjesh pa humbje dhe do të shkojë në Kupën e Botës 2022 si një nga favoritët për ta ngritur titullin e madh.