Transmetuar më 27-09-2022, 23:32

KOSOVË- Fitore e thellë e ‘Dardanëve’ ndaj Qipros për Ligën e Kombeve.

Në ‘Fadil Vokrri’, Kosova mundi 5 me 1 Qipron.

Dardanët nisën serinë e golave në minutën e 22’ me Muslijan, ndërsa në minutën e 45+1’ ishte Rudhani ai që arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Në fraksionin e dytë, Rashani 46, Muriqi 52′ dhe përsëri sulmuesi në minutën e 84′, do të vuloste pokerin. Për Qipron shënoi vetëm Roberge në minutën e 81′.Pas këtij takimi Kosova mban vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League me 9 pikë, 6 më pak se Greqia e vendit të parë.