Transmetuar më 27-09-2022, 23:07

Tiranë- Shqipëria nuk ka mundur të fitojë ndaj Islandës e cila kishte mbetur me 10 lojtarë.

Gjithçka nisi në favor të kombëtares tonë, ku në minutën e 11, Gunnarsson doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Uzunit.

Pas agresivitetit të djemve tanë, Uzuni merr krahun e majtë dhe shërben një top të bukur drejt zonës dhe në minutën e 35-të Lenjani shënon me kokë, duke dërguar kështu ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ishte plot raste nga Shqipëria, por nuk arritën të gjenin golin e dytë.

Broja u aktivizua në pjesën e dytë duke dhënë disa shkëndija por nuk arriti të gjente golin. Uzuni gjithashtu pati një rast të bukur dhe të pastër, por nuk arriti të shënonte.

Fati ynë i keq nuk na u nda edhe në këtë ndeshje, kur në minutën e 96-të, Islanda gjen golin e barazimit.