Transmetuar më 27-09-2022, 21:54

Athinë- Një oficere greke u arrestua sot 22 të ndaluarve gjatë një operacioni ku në shënjestër ishte një bandë shqiptare.

Sipas informacioneve të deritanishme, punonjësja e policisë në provë po punonte me 30-vjeçarin shqiptar i cili ishte shënjestër i operacionit të policisë greke, i cili mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Burime policore thanë se punonjësja e policisë në provë ka një lidhje me kreun e bandës së shqiptarve i cili u arrestua, ndërsa siç thonë të njëjtat burime policore, në një operacion të mëparshëm policor të ELAS-it, gruaja ishte vënë në dijeni për forcat që do të vepronin dhe informoi pjestarët e bandës. Armët e gjetura në ambientet e Rezidencës Studentore dëshmojnë se ajo përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht të dendur si grabitje dhe trafik droge në gjithë zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.