Transmetuar më 27-09-2022, 15:26

Historia e Mathieu Van der Poel në Australi (Vdp), në prag të “World Championship” të së dielës së kaluar bëhet edhe më e ndërlikuar. Holandezi, i cili është 27 vjeç dhe ishte një nga favoritët e mëdhenj për garën e botërorit të çiklizmit të fituar nga Evenepoel.

Ai është kthyer në shtëpi pas dënimit me gjobë për shtyrjen e dy të miturve dhe zhurmën që krijoi në korridoret e hotelit ku flinte natën e së shtunës, 24 shtator. Përveç kësaj, atij iu ndalua hyrja në Australi për tri vite. Orët e fundit në rrjetet sociale janë shfaqur disa video, të realizuara nga vajza rreth moshës 13-14 vjeçe, të cilat e vënë edhe më shumë në vështirësi Van der Poel.

Ne shohim një vajzë të vogël që troket në derën e dhomës së tij dhe VdP del gjysmë i zhveshur, me të brendshme, për t’u ankuar që po e shqetësojnë. Më pas vajzat fillojnë të vrapojnë për të shkuar në dhomën ku ishin me prindërit e tyre dhe Vdp i ndjek ato.

Në këtë pikë ndodh fakti më i ndërlikuar dhe më i rëndë, sipas dëshmitarëve të skenës: Vdp hap dhomën e vajzave, ku ndodhen prindërit e tyre dhe bërtet duke u ankuar për sjelljen. Prindërit, nga ana e tyre, protestojnë dhunshëm kundër cenimit të privatësisë së tyre dhe thërrasin policinë.

Xhandarët ndërhyjnë, arrestojnë Van der Poelin dhe e mbajnë në komisariat deri në 4 të mëngjesit. Vdp paguan garancinë, kthehet në hotel, nis garën të nesërmen, por humbet, i shkatërruar fizikisht dhe mendërisht për natën pa gjumë.

Po çfarë ndodhi në të vërtetë në këtë hotel, në Brighton-le-Sand, në periferi të Sidney? Ka mundësi që gjyqtari të mos ketë pasur në dorë të gjithë elementët gjatë seancës së të hënës, madje as videot e kamerave të vëzhgimit apo të vajzave, përndryshe vendimi mund të kishte qenë shumë më i rëndë. Në fakt, gjyqtari akuzoi Van der Poel se kishte bërë vetëgjyqësi.

Ai nuk duhej ta bënte këtë, por të thërriste sigurimin e hotelit. Fakti që, si një çiklist profesionist, Van der Poel kishte një garë të rëndësishme përpara tij, nuk ishte një rrethanë lehtësuese për gjykatën. Por rreziku i heqjes së pasaportës për gjashtë javë u shmang. Në emër të kombëtares holandeze, Alpecin-Deceuninck, u tregua i kujdesshëm: “Kemi marrë parasysh ngjarjet që kanë ndodhur në Wollongong në 48 orët e fundit.

Eshtë e panevojshme të thuhet se në këtë histori humbasin të gjithë dhe neve na mbetet veçse trishtimi. Së pari dhe më kryesorja, qëllimi ynë ishte të ofronim ndihmë ligjore në vend dhe ta ndihmonim Mathieu van der Poel të kthehej shpejt në shtëpi.

Tani që ka ndodhur, duam të kemi një pasqyrë të qartë të ngjarjeve, përmes analizës së dosjes së plotë (nuk i kemi ende dokumentet gjyqësore) dhe një përballje me Mathieu van der Poel dhe personat e përfshirë në skuadrën hollandeze. Bazuar në këtë, ne do të përcaktojmë se çfarë hapash të mëtejshëm do të ndërmarrim”.