Transmetuar më 27-09-2022, 12:12

Tiranë- Ishte dënuar në Itali, por iu konvertua burgu në Shqipëri, kapet i dshpalluri në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, përfunduan operacionin policor të koduar "Convert", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i Rovan Luku (Fusha), 45 vjeç, banues në Tiranë.

Të ndaluarit i duhet të vuajë edhe 3 vjet e 1 muaj burgim në Shqipëri, të mbetura nga dënimi i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka konvertuar dënimin e dhënë për këtë shtetas, nga autoritetet gjyqësore italiane, për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në shtetin italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.