Transmetuar më 26-09-2022, 18:59

Elbasan- Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një burrë në Elbasan.

T.T. 69 vjeç, ishte larguar nga banesa një ditë më parë dhe familjarët e kishin shpallur në kërkim dhe kishin denoncuar edhe në polici.

Sipas informacioneve, ai dyshohej i mbytur në lumë.

Për këtë qëllim u kërkua ndihma e polumbarëve të Reneas të cilat pas disa orë kërkimesh e gjetën atë në afërsi të fshatit Mjekës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.