Transmetuar më 26-09-2022, 09:50

KOSOVË- Mësohen detaje të reja nga vrasja që ndodhi dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është klasifikuar si "vrasje nga pakujdesia", kjo pasi viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti dhe autori nga pakujdesia ka qëlluar duke lënë të vdekur shokun e tij.

Nga ana e policisë është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë, ndërkohë që autori pas marrjes në pyetje nga prokurori është lënë në burg.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.