Transmetuar më 25-09-2022, 10:34

Gjirokastër- Kapet një i ri me thikë e dorezë metalike në Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.