Transmetuar më 24-09-2022, 21:00

VLORË- Forca të shumta policie të ndara në grupe kontrolli kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës.

Forcat janë pozicionuar në pikat ‘kyç’ të qytetit.

Objekt i kontrollit janë mjetet e dyshuara ku mund të lëvizin elementët kriminalë, apo ata që mbajnë armë pa leje.

Ende nuk ka një bilanc paraprak.

Burime për noa.al informuan se operacioni po zhvillohet në kuadër të masave për kapjen e elementëve në kërkim.