Transmetuar më 24-09-2022, 09:14

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga përparimi dhe vijimi i punimeve në tunelin e Llogarasë, i cili pritet të shkurtojë distancën nga Vlora për në Himarë.

Në një postim në Facebook Rama ka shpërndarë videon ku shihet se punimet vijojnë dhe shprehet se ky tunel do të shkurtojë jo vetëm kohën por dhe kostot.

"MIRËMËNGJES dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë."-shkruan Rama.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash. Ndërtimi i kësaj vepre jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit të jugut, por rrit edhe sigurinë rrugore në këtë segment.