Transmetuar më 23-09-2022, 23:38

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka sfiduar Berishën dhe Metën si kandidatë përballë tij në zgjedhjet vendore. I pyetur se kë do të donte që të kishte përballë në garën për Bashkinë e Tiranës, Veliaj përmendi dy emra. Bëhet fjalë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Do të doja të kisha përballë Saliun me Ilirin sepse përfaqësojnë të kaluarën nga e cila Tirana ka vuajtur shumë,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Ish-kryeministri Berisha nuk ka shprehur ambicie për të garuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Meta e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Ish-Presidenti që aktualisht drejton Partinë e Lirisë, i pyetur për Tiranën, tha se nuk ka ndërmend të garojë pr këtë bashki. Gjithsesi, kandidaturat nuk janë zyrtarizuar ende.