Transmetuar më 23-09-2022, 20:28

TIRANË-Loredana u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram. Veç të tjerash këngëtarja u pyet nëse e ka tradhtuar Mozzik dhe a e lejon ajo që ta takojë vajzën e tyre Hanën.

Mozzik ka lansuar këngën më të re e cila titullohet “Të Dua”, ku kjo këngë i është dedikuar vajzës së tij Hanës.

Në këtë këngë reperi ka shprehur keqardhje për faktin që nuk ka mundur të ishte pranë saj, pasi prindërit e saj janë ndarë.

Në vargje ai thotë se arsyeja pse ai dhe Loredana janë ndarë është shumë e rëndë teksa kjo ka ngritur dyshimet tek adhuruesit e tyre. Fansat kanë aluduar se Loredana ka tradhtuar Mozzikun.

Ndërsa, përmes disa pyetjeve virtuale të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, Loredana u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Një komentues e ka pyetur: “A e ke tradhëtuar ish-të dashurin?”. Por Loredana nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje e cila ishte: “JO”.

Gjithashtu ishte edhe një pyetje që mori vëmendjen e të gjithëve. “A e lejon Mozzik ta takojë Hanën?”, e ka pyetur një fans.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”, është përgjigjur Loredana.