Transmetuar më 23-09-2022, 17:42

Tiranë- Vazhdon aksioni i Policisë i nisur tek Spitali i Traumës.

Mësohet se pas arrestimit të anestezistit Fitim Marku, pritet të ketë arrestime të tjera të bluzave të bardha të këtij spitali. Aksioni u realizua përmes një agjenti të infiltruar që u shtir si pacient.

Ishte pikërisht ky agjent, personi që bëri ‘pazaret’ me Markun dhe në momentin që do t’i dorëzonte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët ndërhynë dhe e arrestua mjekun Marku.

Shumë kolegë të tjerë të Markut janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. Pritet të ketë arrestime të tjera e të zbardhen më shumë detaje nga operacioni.