Transmetuar më 22-09-2022, 21:21

Shkodër- Ka reaguar püër herë të parë pas vrasjes së të buirit nëna e Erjon Xhenjes, Elvira Xhenje. Ajo ndjehet mjaft e trishtuar për humbjen e djalit. Tregon vlerat dhe edukimin e tij dhe arsyen pse e vranë pa asnjë faj. Ajo kërkon të zbardhet e vërteta, se ndjehet e pambrojtur dhe se kërkon drejtësi për djalin.

Ja postimi i saj:

Jam Elvira Xhenje, nena e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetem. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte. Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi. Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale. Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe t’ia marre pa meshire jeten djalit tim. Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenuar dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish. Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi. Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore. Erjoni eshte edukuar me vlera dhe i ka manifestuar ne familje dhe ne rrethin e tij te paster shoqeror. Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim. Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur. Erjoni ka qene nje djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet. Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi.