Transmetuar më 22-09-2022, 15:19

Itali- Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në Milano pasi vidhnin makina në kompani të ndryshme.

Ata akuzohen për vjedhje të rënda dhe pastrim parash. Dy të arrestuarit ishin pjesë e një organizate prej 6 anëtarësh. Katër persona të tjerë u arrestuan në maj nga policia.

Anëtarët e grupit zëvendësonin njësinë e kontrollit të motorit nga automjetet e parkuara me një të deshifruar ose i hiqnin gjatë dërgesave, duke përfituar nga shpërqendrimet e shoferëve.

Gjatë hetimeve u gjet edhe një kasolle ku ndodheshin katër furgona, si dhe një kasolle tjetër që përdorej si qendër e vërtetë çmontimi për riciklimin e automjeteve.

Dy të arrestuarit, të dy me precedentë penalë, tani ndodhen në burg në San Vittore.