Transmetuar më 22-09-2022, 13:42

E ftuar dje në një emision, Sara u pyet nëse është zënë me Einxhel pasi ajo nuk u pa askund në festën e moderatores për zbulimin e gjinisë së bebit.

Sarah tha që e bezdis fakti që bëhen krahasime me çiftet e BBV dhe tha se PM dhe Dagz kanë shoqërinë e tyre, ndërsa ajo me Einxhel ruan marrëdhënie normale.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”- tha Sarah.(noa.al/M.D)