Transmetuar më 22-09-2022, 10:16

Tiranë- Një grua e moshuar humbi tragjikisht jetën në Tiranë, për shkak të një zjarri që ra në banesën ku ajo jetonte.

Viktima është identifikuar si Violeta Muçi, 80-vjeçe.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë ndërkohë që e moshuara dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë për rrethanat e ngjarjes. (noa.al/M.D)