Transmetuar më 22-09-2022, 09:39

GREQI- Shqiptari i shfaqet në mes të natës si fantazmë gruas teksa po flinte dhe i vendos thonjtë në fyt.

Ngjarja ndodhi në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke,, bëhet fjalë për një 34-vjeçare nga Shqipëria, e cila po flinte në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë e saj në zonën e Mastabës, kur papritur ndjeu se dikush i mbylli krahët rreth qafës.

Kur u zgjua ka njohur ish-bashkëshortin e saj 41-vjeçar, i larguar më parë nga shtëpia, i cili ka thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ka hyrë si hajdut në dhomën e gjumit dhe ka kapur për qafe gruan.

34-vjeçarja ka shpëtuar nga duart dhe ka nisur të bërtasë dhe ka lajmëruar policinë ku më pas 41-vjeçari është arrestuar dhe do të dërgohet në prokurori.