Transmetuar më 22-09-2022, 09:17

ITALI-Policia italiane ka denoncuar një shtetas shqiptar për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhura pasi u zbulua se kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte.

Sipas mediave italiane, oficerët e komisariatit të "Duino Aurisina" kanë vijuar pak ditë më parë kontrollin e një automjeti me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin një burrë dhe një grua shqiptare. Agjentët, duke kryer kontrollet e zakonshme, zbuluan anomali në numrin e shasisë. Automjeti dhe pasagjerët kanë ndjekur agjentët në kazermë, ku nga hetimet e nevojshme u zbulua se makina, një BMW 118, ishte vjedhur dy vjet më parë në Rieti.

Sipas hetimeve rezulton se makina i ishte marrë pronarit të saj të ligjshëm përmes një mashtrimi me në një shitje false pasi shqiptari e kishte marrë atë duke paguar me çeqe të pambuluara dhe më pas ishte bërë i padisponueshëm së bashku me automjetin. Makina më pas përfundoi në Shqipëri ku ishte riregjistruar me dokumente të reja dhe ishte rikthyer në qarkullim dhe i blerë nga pronarë të rinj.

Për këtë arsye agjentët e komisariatit kanë vazhduar me denoncimin e drejtuesit të mjetit për marrjen e mallrave të vjedhura, ndërsa automjeti është sekuestruar për hetime të mëvonshme në lidhje me operacionet e riciklimit dhe për kthimin e mëpasshëm te pronari i vërtetë.