Transmetuar më 22-09-2022, 07:58

Durrës- Mësohen detaje se si ka ndodhur shembja e mbikalimit të këmbësorëve në Durrës.

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, M.N, duke drejtuar një kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor npo punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.