Transmetuar më 21-09-2022, 23:29

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin Elbasan-Peqin.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Artur Tufa, punonjës i zjarrvikseve në Peqin. Ndërkohë të plagosur mbetën edhe dy pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Karinë.

Mjeti tip "Benz" me drejtues Artur Karina, banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen ", me drejtues E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi Artur Tufa si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.