Transmetuar më 21-09-2022, 14:19
FOTO ILUSTRUESE

Vlorë-  Një aksident ka ndodhur në Vlorë rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Mësohet se A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (noa.al/M.D)