Transmetuar më 20-09-2022, 21:45

TIRANË- Janë publikuar pamjet e rënda të dhunimit të një të riu me shkop gome te Myslym Shyri.

Nga pamjet shihet se si 4 efektivë tërheqin zvarrë të riun dhe një prej tyre (pa kapele e qeros) e qëllon me shkop gome. Goditjet vijojnë edhe nga policët e tjerë, ndërsa në sfond dëgjohen të bërtitura.

Por çfarë ndodhi një natë më parë në rrugën ‘Myslym Shyri’?

Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr. 2 kanë shkuar në zone, por të rinjtë kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. Prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, ndërsa Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. 6 prej tyre janë prangosur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Video: JOQ