Transmetuar më 19-09-2022, 22:00

Partia Socialiste ka marrë si mision, shkatërrimin politik të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi më herët doli e fituar me vendimet e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur Sali Berishën person none grata.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi sot planin qeveritar nga mazhoranca për të lëvizur çdo gur që Ilir Meta mos jetë në krye të politikës opozitare.

Balla tha se mazhoranca ka përgatitur një draft me ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe në Kodin Zgjedhor. Paketa ligjore që ka hartuar PS, brenda 10 ditëve dorëzohet për miratim në Kuvend.

E gjitha është fokus për të larguar Metën nga politika, të paktën kështu pohon dhe shpreson Taulant Balla. Ai tha se nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

"Po vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën e paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë politike sepse nuk mund të jesh kryetar i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”, tha Balla.

Por për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë?

Noa.al mëson se ndryshimi është fare i thjeshtë: Deri tani, kush ishte certifikuar një herë nuk kontrollohej më. Tani, kjo rrëzohet dhe siç Balla tha, synohet që të plotësohet nevoja urgjente që ka politika shqiptare dhe institucione të tjera për t’u pastruar nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

"Me ndryshimin në ligjin për autoritetin për informimin mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për t’u verifikuar edhe ata që janë verifikuar dikur nga komisionet e ngritura me ligj në 1995 qoftë komisioni Bezhani, qoftë Mezini", sqaroi Balla planin socialist.

Partia Socialiste që prej vitesh kontrollohet nga Edi Rama dhe një numër individësh pranë tij, që prej mase nëntë vjetësh mban në postin e kryeministrit, kryetarin e saj. U bë vite që mazhoranca kontrollon shumë pushtete, përfshirë thuajse të gjitha bashkitë, tashmë dhe Presidencën duke shënuar një precedent të pashoq në 32 vite pluralizëm politik.

Shtoji kësaj dhe opozitën e rënë në derexhe për shkak të shkatërrimit brenda PD, duket se të gjitha këto po e ndihmojnë Ramën të largojë gjithnjë e më tepër datën e ikjes nga pushteti. /noa.al