Foto ilustruese
KOSOVË- Shpërthim brenda një banese në Klinë të Kosovës.
Pasi shkoi në vendin e ngjarjes Policia ka njoftuar se brenda saj është gjetur një person i pajetë.
Policia njofton se trupi i pajetë i personit të gjetur brenda në shtëpi është dërguar në morgun e qytetit ku pritet ti bëhet autopsia për të konfirmuar shkakun e vdekjes.
Ndërkohë që nga grupi hetimor kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ku rasti do të trajtohet si "hetimi i vdekjes"
"HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion."- thuhet në njoftimin e policisë.