
KOSOVË- Plagoset me armë një person në Pejë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:50, nё fshatin Lutogllavё- Pejё.
Ekipi mjekёsor ka transportuar të plagosurin nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas ai ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor, njofton policia.
Fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur. Por, policia ka shkuar tek banesa e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll, gjatё të cilit kanë gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar.) Më pas është kryer edhe arrestimi i tij.
“Tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, njofton policia.