Transmetuar më 05-09-2022, 12:04

BRUKSEL- Euro ka pësuar rënie drastike kundrejt dollarit. Monedha evropiane ra 0.70 për qind në 0.9884 dollarë të hënën në orën 05:35 GMT, më e ulëta që nga dhjetori 2002. Monedha evropiane ka vazhduar të dobësohet kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, e goditur nga turbulencat ekonomike dhe pasiguritë e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sipas Guardian,, gjigandi rus i gazit Gazprom tha të premten se tubacioni Nord Stream që do të rihapet në fundjavë do të mbetet i mbyllur për një kohë të pacaktuar. Ai tha se kishte zbuluar "rrjedhje vaji" në një turbinë gjatë një operacioni të planifikuar të mirëmbajtjes tre-ditore dhe se tubacioni do të qëndronte i mbyllur derisa të riparohej.

Rifillimi i dërgesave përmes tubacionit që shkon nga afër Shën Petersburg në Gjermani nën Detin Baltik do të rifillonte të shtunën.

Pas vendosjes së sanksioneve ekonomike për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini, Rusia ka reduktuar ose ndërprerë furnizimet për vende të ndryshme evropiane, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.

Kremlini ka fajësuar reduktimin e furnizimeve përmes Nord Stream për sanksionet evropiane, të cilat thotë se kanë bllokuar kthimin e një turbine Siemens që ishte duke iu nënshtruar riparimeve në Kanada.