Transmetuar më 01-09-2022, 08:00

Orët e para të ditës në vendin tonë mbeten me kthjellime dhe kalime vranësirash, vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në orët vijuese.

Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime pas mesdite duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa bregdeti do jetë në pjesën më të madhe në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten tëpandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites, duke sjellë më shumë orë me diell.

Ndërsa në vijim do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët në, por në intervale të shkurtra kohore do të ketë dhe rrebeshe.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme në të gjithë vendin duke gjeneruar rreshje të shiu.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të vijoj të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin rreshje të shumta shiu. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu paraqitet pjesërisht Europa Qendrore dhe ajo Juglindore.

Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Europa Veriore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.