Transmetuar më 30-08-2022, 22:51

Shkup- ‘Çmendet’ moti në Shkup. Rrugë, parkingje dhe bodrume janë përmbytur ndërsa erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë në errësirë pjesë të ndryshme të qytetit.

Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Veç Shkupit, reshjet e dendura kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.