Transmetuar më 26-08-2022, 18:00

Shkencëtarë nga më të njohur kanë bërë parashikime nga më të ndryshmet lidhur me fundin e botës. Ndër vite janë hedhur hipoteza nga më të ndryshimet, por që deri më tani nuk kanë rezultuar të vërteta. Ndryshimet klimatike, shkrirja e akullnajave kanë vënë shkencëtarët në lëvizje për të studiuar çdo ndryshim në tokë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një njollë në diell që po rritet me shpejtësi dhe që mund të shkaktojë një shpërthim të energjisë diellore. E quajtur AR3085, njolla diellore ishte shumë e vogël në momentin kur u shfaq disa ditë më parë por tani është rritur 10 herë më shumë duke u shndërruar në njolla të shumta diellore që secila prej tyre mund të jetë pothuajse e njëjtë me diametrin e Tokës.

Sipas SpaceWeather, janë zbuluar një sërë njollash diellore, shpërthime të mëdha të rrezatimit elektromagnetik që dalin nga sipërfaqja e diellit dhe lëshohen nga jashtë në hapësirë. Por shpërthimet diellore A, B dhe C janë përgjithësisht shumë të dobëta për të pasur një ndikim të dukshëm në Tokë. Sipas shkencëtarëve, nëse njollat vazhdojnë të rriten gjatë ditëve në vijim, ato mund të prodhojnë rreze më të forta që mund të shkojnë drejt Tokës, duke rrezikuar potencialisht satelitët dhe sistemet e komunikimit.