Transmetuar më 24-08-2022, 00:40

Dita e mërkurë 24 gusht 2022 që ka nisur, duket të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak.

Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngtave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashihet të jetë me drejtim nga veriperëndimi – verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/s.

Hera-herës në brigjet detare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave, era pritet të fitojë intensitet deri në 12m/s. Valëzimi në dete pritet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 32°C

në zona e ulëta 14 deri 34°C

në zona bregdetare 17 deri 33°C

MË SHUMË NGA MOTI