Transmetuar më 22-08-2022, 12:45

Amazon është bërë kompania e radhës që kopjon TikTok për “t’i fiksuar” përdoruesit për të bërë blerje online. Kështu, ajo ka krijuar një aplikacion të stilit TikTok me synimin për të tërhequr këtë lloj audience nga celulari.

Amazon i bashkohet listës së aplikacioneve që kanë imituar stilin e TikTok: YouTube, Twitter e mbi të gjitha Facebook dhe Instagram. Amazon po teston kështu furnizimin vertikal të fotove dhe videove mes punëtorëve të tij, që ka marrë emrin ‘Inspire’.

Këto postime do të shfaqen kur të prekni një ikonë menyje dhe lidhjet e blerjeve do të shfaqen në postim. Amazon ka investuar gjithashtu në marketingun me influencë për të tërhequr këtë aleat të madh të konsumatorëve në grupin e saj, si dhe në blerjet direkte, një funksion që e ka trashëguar edhe nga TikTok.

Në TikTok, rekomandimet e produkteve të Amazon janë shumë të suksesshme. Në fakt hashtag-u #AmazonFinds është një nga më të ndjekurit në botë.

Për këtë arsye, Amazon kërkon të heqë ndërmjetësit dhe që qendra e konsumit të jetë ekskluzivisht aplikimi i saj, pa u varur nga e ardhmja dhe moda e të tjerëve.