Transmetuar më 20-08-2022, 09:23

Kosovë- Policia e Kosovës ka arrestuar një çift në Gjakovë, pasi u përleshën me njëri-tjetrin.

Pas trajtimit mjekësor, burri është dërguar paraburgim, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 19.08.2022 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar (një  femër dhe një  mashkull), pasi që janë përleshur në mes vete. Pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. (noa.al/M.D)