Transmetuar më 18-08-2022, 09:13

Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, i ardhur nga Bayern Munich kësaj vere, bëri disa deklarata për “La Liga World”. Aty komentoi kalimin e tij në klubin katalanas:

“Kur mora vesh për herë të parë për interesin, u bë e qartë për mua se ishte koha e përsosur për të lëvizur. Kjo vlente për mua dhe ekipin. Nuk doja ta kaloja gjithë karrierën time në të njëjtën ligë.

Në Gjermani gjithçka po shkonte shumë mirë, por e dija se ishte koha të kaloja në La Liga dhe të bëja një hap tjetër në karrierën time. Është një sfidë e madhe, por unë jam gati.

Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në La Liga dhe jam shumë i lumtur që mund ta bëj këtë te Barcelona. Shpresojmë që tifozët të jenë shumë të lumtur në fund të sezonit.

Mendoj se ka kaluar shumë kohë pa një trofe për këtë klub, është koha të kthehemi dhe jam i sigurt se do të ndodhë”.