Transmetuar më 18-08-2022, 07:32

Elbasan- Pamje të rënda vijnë nga vendngjarja, ku u ekzekutua me armë Madrit Ulqinaku në mes të Elbasanit, nga një 20-vjeçar, pas një konflikti banal. Në pamje shihet momenti kur familjarët e tij afrohen pranë trupit të pajetë, mes lotësh e britmash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Noa.al konfirmon se autor i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut dje në Elbasan është Horgito Peqini, 18 vjeç. Ai është në arrati.

Në kërkim është dhe Klaudian Sallufi, 33 vjeç. Kurse është arrestuar Ejden Dino, 18 vjeç. Që të tre të dyshuarit janë me banim në Elbasan (noa.al/M.D)