Transmetuar më 18-08-2022, 00:38

Ndërsa mbarë Evropa po vuan rritjen e çmimeve duke goditur direkt qytetarët, Rusia po fiton nga lufta që nisi dhe me paratë që po nxjerr, do të financojë si vazhdimin e luftës, ashtu dhe rritjen e mirëqenies së banorëve të saj!

MOSKË – Rusia ka arritur të fitojë 337.5 miliardë dollarë këtë vit vetëm nga eksportet e lëndëve djegëse, sipas një dokumenti të ministrisë së ekonomisë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters që citon noa.al.

Rritja e të ardhurave, do t’i sigurojë Presidentit Vladimir Putin para për të financuar shpenzimet ushtarake, por edhe për të rritur pagat dhe pensionet në një kohë kur ekonomia ka rënë në recesion dhe inflacioni po gërryen standardet e jetesës.

Rusia ka filluar të rrisë gradualisht prodhimin e saj të naftës pas kufizimeve të lidhura me sanksionet.

Vendet aziatike kanë rritur blerjet, duke bërë që Moska të rrisë parashikimet e saj për prodhimin dhe eksportet deri në fund të vitit 2025.

Gazprom ka thënë gjithashtu se furnizimet me naftë po rriten në Kinë, por nuk ka dhënë detaje. Gjithsesi, Evropa mbetet tregu më i madh për gazin rus. /noa.al

Foto: REUTERS