Transmetuar më 17-08-2022, 23:44

PËRDTËSUAR

ELBASAN- Mësohet emri i 18 vjeçarit që akuzohet se qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Madrit Ulqinakun mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ai është Horgito Peqini, 18 vjeç me banim në Elbasan, njoftoi policia lokale e cila në një informacion të mëparshëm dha të dyshuarin K.Sh si autor të krimit.

Noa.al konfirmon se autor i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut dje në Elbasan është Horgito Peqini, 18 vjeç. Ai është në arrati. Në kërkim është dhe Klaudian Sallufi, 33 vjeç. Kurse është arrestuar Ejden Dino, 18 vjeç. Që të tre të dyshuarit janë me banim në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kongresi i Elbasanit’ ka dyshohet se pati një konflikt për motive të dobëta mes Madrit Ulqinaku dhe të riut tjetër.

Pas vrasjes, 18-vjeçari është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u arratisur, ndërkohë që tani është shpallur në kërkim nga policia.

Në foton më poshtë, Madrit Ulqinaku.