Transmetuar më 17-08-2022, 23:18

ELBASAN- 25-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Elbasan, Madrit Ulqinaku, ka qenë i ndaluar nga policia e Tiranës.

Ai mësohet se ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e opozitës që u zhvillua më 11 maj të vitit 2019.

Në atë kohë, Ulqinaku u ndalua bashkë me 50 protestues të tjerë. Dy ditë më vonë, 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.

Ulqinaku u vra me dy plumba me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Noa.al konfirmon se autor i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut dje në Elbasan është Horgito Peqini, 18 vjeç. Ai është në arrati. Në kërkim është dhe Klaudian Sallufi, 33 vjeç. Kurse është arrestuar Ejden Dino, 18 vjeç. Që të tre të dyshuarit janë me banim në Elbasan.