Transmetuar më 17-08-2022, 21:53

Del foto e djalit 24 vjeçar nga Laçi, Xhanelo Tarja, kamerieri që akuzohet se vrau me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, pas një sherri që patën për parkimin e makinës.

Viktima kishte parkuar mjetin në restorantin ku punonte i riu, dhe pas një debati verbal mes tyre, dyshohet se Tarja mori një thikë dhe qëlloi mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Xhanelo Tarja

Xhanelo Tarja