Transmetuar më 17-08-2022, 20:20

Sarandë- Një vend parkimi është bërë shkak për një konflikt që përshkallëzoi në tragjedi në Sarandë. Mësohet se 41 vjeçari nga Tepelena, Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte 24 vjeçari nga Laçi, Xhanelo Tarja.

24-vjeçari punonte si kamerier në restorant dhe nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë.

Vrasja ka ndodhur pranë ambienteve të bar-restorant-hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Kujtojmë se 41 vjeçari nga Tepelena Klodian Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.