Transmetuar më 17-08-2022, 19:22

SARANDË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri me thikë në Sarandë. Viktima është Klodian Bakiaj, 41 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar.

Paraprakisht raportohet se disa persona janë përfshirë në një sherr me thika e për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga thika.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (noa.al/M.D)