Transmetuar më 17-08-2022, 18:19

Tiranë- Bordi i Transparencës  ka nxjerrë sot çmimet e reja me të cilat do të shitet karburanti në vendin tonë, ku vërehet rritja e çmimit të naftës.

Kështu, Nafta ishte 221 lekë- bëhet 227 lekë, Benzina ishte 202 lekë- bëhet 201 lekë, Gazi ishte 80 lekë- bëhet 78 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.